Ankara, 17 shtator – Ankaraja është e gatshme të fillojë operacion kundër milicisë kurde në zonën e sigurisë në Sirinë Verilindore në afat prej dy javësh, përveç që nuk ndërmerren aktivitete konkrete bashkë me SHBA-të, ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
“Nëse nuk ndërmerren masa konkrete në afat prej dy javësh (në zonën e sigurisë), mund të fillojmë operacion vetanak”, ka thënë Erdogan pas samitit Rusi- Turqi- Iran për Sirinë në Ankara.
Lideri turk ka thënë se derisa PKK punon në Sirinë veriore, “populli turk nuk do të mund të jetë në siguri”.
SHBA në gusht ka arrit marrëveshje me Turqinë për krijimin e zonën së sigurisë pas tensioneve disamujore mes dy aleatëve të NATO-s rreth pranisë së luftëtarëve kurd në Sirinë Veriore.