Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vendi i tij nuk do të largohet nga Siria deri në mbajtjen e zgjedhjeve të pavarura parlamentare.
“Në momentin që populli i Sirisë mban zgjedhjet për pushtetin e tij, ne do t’ia lëmë Sirinë zotëruesve të saj,”tha Erdogan në forumin botëror të Stambollit.
Turqia ka dërguar trupat ushtarake në Siri prej gushtit 2016 për spastrimin e zonës kufitare nga militantët e ISIS si dhe nga grupet kurde të organizatave që ajo konsideron terroriste, të cilat kanë kryer sulme terrori brenda vendit të saj.
Erdogan ka rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar për krijimin e zonave të sigurisë mes rebelëve dhe forcave qeveritare në veri të Sirisë.