Ankara, 20 shkurt – Turqia pengoi sistemim të mundshëm të ushtarëve sirianë në enklavën Afrin, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Në pyetjen nëse kjo është penguar pas bisedës telefonike qe e kishte me presidentin rus Vlladimir Putin, Erdogan u përgjigj po.
“Sistemimi mbrëmë u pengua”, potencoi Erdogan.
Paraprakisht ai paralajmëroi se në ditët e ardhshme, duke iu falënderuar përparimit të ushtrisë turke, e përkrahur nga luftëtarët Ushtrisë së lirë siriane, qyteti Afrin do të jetë nën rrethim.