Ankara, 28 nëntor – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot ka pasur bisedë telefonike me kolegun amerikan Donald Tramp për tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.
Erdogani paraprakisht ka pasur biseda të veçanta telefonike me presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë, Petro Poroshenko dhe Vlladimir Putin.
Detajet nga ato bisedime Erdogani ia transmetoi Trampit, njoftoi zyra e presidentit turk.
Përleshja midis Rusisë dhe Ukrainës shpërtheu të dielën kur forcat ruse konfiskuan tre anije ukrainase në Detin e Zi, pas çka Kievi vendosi gjendje lufte në zonat kufitare