Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do ta zbulojë të vërtetën e plotë rreth vrasjës së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duke thënë se këtë do e bëj përmes një njoftimi gjatë së martës. Në njoftim do të tregohen përfundimet e hetimeve rreth zhdukjes së gazetarit të Washington Post, i cili hyri në konsullatën turke me 2 tetor dhe nuk doli më që aty, transmeton gazetametro.net.
‘Do të bëj një njoftim rreth kësaj çështje të martën, në një takim me partinë’, ka thënë Erdogan në një fjalim në Stamboll.
‘Ne jemi duke kërkuar për drejtësi këtu dhe ajo do të dali e plotë’, ka shtuar presidenti turk. Ndryshe, deri më tani 18 persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e gazetarit.