Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili po qëndron në New York të SHBA-ve në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara (OKB) zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA). Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat mes Erdogan dhe Stoltenberg ka gjatur afërsisht 40 minuta.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Erdogan ka patur një takim me dyer të mbyllura për median edhe me anëtarin e Asamblesë Përfaqësuese të Minesota-s me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar. Gjithashtu në kuadër të takimeve ne New York, presidenti Erdogan ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të organizatave hebraike dhe me anëtarët e organizatës “Think -Tank” SETA.