Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka kërkuar të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në takimin e ardhshëm dy-ditor G20 në Argjentinë, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
“Po, ai e ka pyetur Erdoganin në telefon, nëse ata mund të takohen në Buenos Aires. Përgjigjja e Erdoganit ishte ‘Të shohim’,” tha Cavusoglu për gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung në një intervistë të botuar të martën.
Erdogan dhe Princi Mohammed, i njohur zakonisht nga inicialet e tij MBS, do të marrin pjesë në takimin e G20 në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, më 30 nëntor-1 dhjetor.
Marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Turqisë janë tensionuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll muajin e kaluar.
Pas dhënies së shpjegimeve të shumta kontradiktore, Riad më në fund pranoi se Khashoggi ishte vrarë dhe trupi i tij u shpërbë në një “operacion mashtrues”.
Riad ka thënë në mënyrë të përsëritur se Princi Mohamed nuk kishte dijeni për vrasjen, të cilën Turqia thotë se ishte kryer në konsullatën e mbretërisë nga një skuadër me 15 anëtarë, me lidhje me ekipin e sigurimit të MBS.
Erdogan ka thënë se vrasja ishte urdhëruar nga niveli më i lartë i udhëheqjes saudite, por përjashtoi se kishte ardhur nga mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, duke vënë në qendër të vëmendjes princin 33-vjeçar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha javën e kaluar se Uashingtoni do të mbetet një “partner i palëkundur” i Arabisë Saudite pavarësisht se Mohammed mund të ketë urdheruar vrasjen e Khashoggi.