Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar të bëjë fotografi me një delegacion të gazetarëve nga Bosnje e Hercegovina, i cili gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qëndruar për vizitë në Turqi. Ky refuzim ka ardhur për shkak se në buzët e njërit prej kameramanëve gjendej një cigare, raporton “Dnevni Avaz”. “Me cigare në gojë”, i ka thënë Erdogani njërit prej kameramanëve. Me rastin e qëndrimit të gazetarëve është organizuar edhe një vizitë për të shënuar 102-vjetorin e betejës së Galipojës, ku mori pjesë edhe Erdogan.