Ankara, 11 korrik – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se “Turqia asnjëherë nuk do të lejojë që turqit qipriotë të jenë pakicë”, njoftoi agjencia Anadolia.
Erdogani në Nikozi u takua me presidentin e Republikës Turke Qiproja Veriore, Mustafa Akinxhi pas çka deklaroi se Qiproja është çështje me rëndësi kombëtare.
“Qiproja është çështja jonë kombëtare. Qëllimi ynë është të gjendet zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për Qipron”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia asnjëherë nuk do të lejojë Republika Turke e Qipros Veriore të jetë viktimë e “pat pozicionit”.
“Gjithmonë kemi qenë me turqit qipriotë dhe gjithmonë do të jemi”, e transmeton Anadolia deklaratën e presidentit turk.
Ai shtoi dhe se qëllimi i Turqisë është t’i ndajë të ardhurat kombëtare për banorë në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe këtë rajon ta shndërrojë në atraksion të vërtetë në Mesdheun lindor.
Vizita e Erdoganit në Republikën Turke Qiproja Veriore është vizita e dytë e tij pasi pardje u inaugurua president i Turqisë. Ai paraprakisht qëndroi në Azerbajxhan ku në Baku u takua me presidentin azerbajxhanas, Ilham Aliev.