Protestat në Francë tregojnë mossukses të demokracisë dhe problem me lirinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Evropë, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Protestat e ‘jelekëve të verdhë’ tregojnë mossuks të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut në Evropë. Në shumë vende evropiane u krijua atmosferë e shtrënguar. Sot e ndjekim situatën në vendet të cilat vendosën të mos reagojnë në aktivitetet e personave të cilët tentojnë të shkaktojnë gjakderdhje në Turqi”, tha Erdogan.
Presidenti turk theksoi se “disa forca e akuzuan” policinë turke për “përdorim të forcës së tepruar”.
“Shikoni si policia e tyre sillet me njerëzit. Policët tanë veprojnë në mënyrë humane”, tha Erdogan.
Ai theksoi se Turqia është kundër “kaosit që e krijojnë demokratët” dhe “përdorimin e forcës së tepruar kundër demonstruesve”.