Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka marrë pjesë në prezantimin e projektit të Qendrës Kulturore Ataturk në Stamboll, e cila do të rrënohet dhe do të shndërrohet në ndërtesë të operas, raporton Anadolu Agency (AA). Programi prezantues i projektit, i cili organizohet në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll, mbahet nën organizimin e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmush. Gjatë fjalimit të tij presidenti Erdogan uroi ministrinë, komunën, arkitektët dhe të gjithë ata që janë përpjekur për këtë projekt. Ai tha se shpresojnë që ky projekt të përfundojnë dhe të vihet në shërbim në çerekun e parë të vitit 2019.
“Kur të përfundojë dhe të vihet në shërbim, Qendra Kulturore Ataturk (AKM) me të vërtetë do të jetë një zbardhje e fytyrës dhe objekt simbolik për Stambollin tonë”, tha ai. “Turqia vetëm sot arrin të fillojë një punë, të cilën ishte dashur ta bënte 10 vite më parë. Më vjen shumë keq për këtë. Sepse ne moti ishte dashur që të përfundojmë AKM-në dhe ta vëmë në shërbim të popullit tonë”, theksoi presidenti Erdogan.