Ankara, 22 shkurt – Presidenti turk dhe lider Partisë AK, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se rezervat devizore të Bankës Qendrore Turke janë 95 miliardë dollarë dhe se ekonomia kombëtare është mirë e vendosur për garë konkurruese në skenën botërore.
Ai sot mori pjesë në kongresin e shtatë të rregullt të degës së AKP-së në Izmir, ndërsa fjalimi i tij njëkohësisht ishte transmetuar edhe në kongreset e partisë në qytetin Nevshehir dhe në qytetin Hakqari, informon agjencia Anadollia.
Duke përkujtuar se kur partia kishte ardhur në pushtet borxhi drejtë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i vendit ishte 23,5 miliardë dollarë, Erdogani tha se në maj të vitit 2013 borxhi është kthyer plotësisht.
“Kur filluam funksionin, Banka Qendrore kishte 27,5 miliardë dollarë rezerva devizore, tani kemi 95 miliardë dollarë rezerva devizore, por do të them edhe një numër. Kur isha kryeministër rezervat devizore u rritën në 132 miliardë dollarë. Pastaj kishim ulje. Çka nënkupton kjo? Kjo nënkupton se ne përsëri do të ngritemi në 132 milionë dollarë, do të ngritemi edhe në 200. Sepse ne e dimë punën”, nënvizoi presidenti turk.