Ankara, 25 mars – Presidenti i Turqisë,Rexhep Taip Erdogan dje deklaroi se Ankaraja do të propozojë që për Rrafshnaltën e Golanit të bisedohet në Kombet e Bashkuara.
Erdogan deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp për pranimin e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit e komentoi si “dhuratë” për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu para zgjedhjeve të cilat janë caktuar për më 9 prill.
Erdogan në fjalimin e tij para Organizimit Islamik për Bashkëpunim (OIB) potencon se okupimi i Rrafshnaltës së Golanit nuk guxon që të legalizohet.
Izraeli e fitoi Rrafshnaltën e Golanit nga Siria gjatë luftës gjashtëditore në vitin 1967, ndërsa në vitin 1981 e aneksoi rajonin. Në rezolutën 497 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të sjellë pas aneksimit, Izraeli njihet si “fuqi okupuese”, ndërsa përpjekjet e Tel Avivit “që t’i vendosë ligjet e saj, juridiksionin dhe administratën e Rrafshnaltës së okupuar siriane të Golanit është i pashpresë dhe pa efekt ndërkombëtar juridik”.
Lufta gjashtëditore e njohur edhe si Luftë arabe-izraelite u zhvillua mes Izraelit nga njëra anë dhe Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë nga ana tjetër. Në fund të luftës Izraeli nën kontrollin e saj i vendosi Rripin e Gazës, Gadishullin i Sinianit, Bregun Perëndimor dhe Rrafshnaltën e Golanit.
Forcat e KB-së e mbikëqyrin rajonin përgjatë linjës për ndërprerje të zjarrit nga viti 1974.