Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se ekziston mundësia që kishën e dikurshme të Sofias së shenjtë në Stamboll, e cila aktualisht është muze, ta ritkhejë në xhami pas zgjedhjeve lokale të caktuara për 31 mars.
Erdoğan në një intervistë televizive në pyetjen për muzeun ka thënë se Sofia e Shenjtë mund të “riemrërohet në xhami”.
Kisha bizantine Sofia e shenjtë është ndërtuar në vitin 537, ndërsa në xhami është shndërruar në vitin 1453, gjatë kohës së Perandorisë Otomane. Pastaj në vitin 1935 është shndërruar në muze.
Aja Sofia gjendet në listën e trashëgimisë kulturore botërore të Organizatës së OKB-së për arsim, kulturë e shkencë (UNESCO).
Greqia më herët në disa raste ka shprehur pakënaqësi për paralajmërimet mbi ndryshimin e statusit të Aja Sofias.