Ankara, 13 tetor – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Xhonson deklaroi se Ankaraja do ta vazhdojë operacionin në Siri derisa tërësisht nuk hiqet ndalesa nga Partia Punëtore Kurde (PKK) dhe grupi terrorist Shteti Islamik, kumtoi Kabineti i liderit turk.
Kryeministri britanik i bëri thirrje Erdoganit që ta ndalojë operacionin ushtarak në Siri dhe tha se Britania e Madhe dhe vendet e tjera janë të gatshme t’i mbështesin bisedimet për ndërprerjen e zjarrit.
Më 9 tetor, Erdogan e publikoi fillimin e operacionit “Burimi i paqes” në Sirinë e Veriut kundër PKK-së dhe grupit terrorist SHI.