Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot i ofroi SHBA-së këmbim të priftit amerikan Endrju Brenson, i arrestuar në Turqi, për imamin Fetullah Gjylen, i cili jeton në Pensilvani, ndërsa për të cilin Ankaraja kërkon ekstradim, duke e akuzuar se e ka organizuar puçin ushtarak të vitit të kaluar.
“Ja jepni priftin. Edhe ju mbani një prift. Na jepni neve (Gjylenin). Atëhetë do ta gjykojmë Brensonin, dhe do t’ua japim juve. Prifti, të cilin ne e mbajmë, është në gjykatë. Ai që ne e kërkojmë, nuk është. Ai jeton në Pensilvani. Lehtë mundeni të na dorëzoni. Menjëherë mund të na dorëzoni”, porositi Erdogan.
Me dekretin e dhënë në gusht, Erdogan mori autorizimet për aprovim të këmbimit të të huajve të arrestuar ose të dënuar në Turqi për persona të cilët janë në paraburgim në shtete të tjera “për situata kur është në pyetje siguria kombëtare ose interesat kombëtare”. Përndryshe, Gjylen mohoi se ka pasur rol në puçin e pasuksesshëm në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 persona.
Pas puçit të pasuksesshëm, në Turqi u arrestuan mijëra persona, duke e përfshirë edhe misionarin krishter amerika Brenson, i cili udhëhiqte një kishë të vogël në Izmir në bregun perëndimor të Turqisë. Brenson është në paraburgim nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa mediat turke theksojnë se akuzimet kundër tij përfshijnë përkatësi të Rrjetit të Gjylenit, të cilën qeveria turke e konsideron për organizatë terroriste. SHBA-ja pohon se Brenson është i pafajshëm dhe kërkojnë lirimin e tij.