Një përpleshje mes forcave turke të sigurisë dhe militantëve kurdë në dy qarqe në Turqinë juglindore, janë vranë 30 persona – tetë anëtarë të forcave të sigurisë dhe 22 militantë, deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Përleshjet shpërthyen në mëngjes e sotëm në afërsi të qytetit Shemdinli në qarkun e Hakarit, i cili është në kufi me Irakun, pasi forcat e sigurisë kanë vërejtur një grup të kryengritësve, të cilët kanë përgatitur sulm. Gjashtë ushtarë turq dhe dy pjesëtarë të policisë lokale, të mbështetur nga shteti turk, u vranë në përleshjet.
Erdogan, në një fjalim në Ankara, bëri të ditur se 17 luftëtarë kurdë janë vrarë në përleshje, ndërsa pesë ushtarë të tjerë janë vrarë në përleshjet në qarkun e Tunçeli. Në fjalimin e tij, Erdogan premtoi se do të vazhdojë operacionet kundër PKK-së. “Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër tyre derisa këta terroristë të shkatërrohen dhe të mos zhduken”, tha shefi i Turqisë. Luftëtarët e Partisë Kurdistanit të Punëtorëve (PKK) zhvillojnë luftë të armatosur kundër shtetit turk që nga viti 1984. PKK është një organizatë terroriste për Ankaranë, BE-në dhe SHBA-në. Dhuna vazhdoi në vitin 2015 pas mossuksesit të procesit paqësor dyvjeçar.