Ankara, 14 janar – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e mori vaksinën kineze KoronaVak kundër Kovid-19 me qëllim që t’u japë shembull qytetarëve, lajmëroi agjencia Anadollu.
Presidenca turke kumtoi fotografi në të cilën Erdogan me maskë në fytyrë e merr dozën e parë të vaksinës në një spital në Ankara.
“Shpresoj se fushata për vaksinim do të jetë e dobishme dhe se shpejtë do t’i marrim 50 milionë doza e nevojshme të vaksinës”, tha Erdogan. Ai u bëri thirrje liderëve të partive të ndryshme politike ta marrin vaksinën dhe t’u japin shembull qytetarëve.
Turqia filloi me vaksinim kundër Kovid-19 me vaksinën kineze KoronaVak të kompanisë Sinovak, edhe përkundër të dhënave kontroverse për efikasitetin e saj. Dozat e para të vaksinave janë dedikuar për punonjësit shëndetësorë.
Turqia, ku ka 83 milionë banorë, regjistroi 2,3 milionë njerëz të infektuar me virusin, prej të cilëve mbi 23.000 vdiqën.