Ankara, 13 nëntor – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se me durim është duke pritur sqarim prej princit saudit, Mohamed Bin Salman për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi.
Erdogan tha se filmimi nga vrasja të cilin Turqia e ndau me shtete të tjera është aq i tmerrshëm sa që një hetues saudit i cili e ka dëgjuar incizimin vlerëson se vrasësi ka qenë nën ndikimin e heroinës. Presidenti turk thotë se princi saudit i ka bindur se do ta zbardhë vrasjen dhe do ta bëjë atë që është e domosdoshme.
Kashogi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që atje nuk doli kurrë. Pas presioneve disaditëshe Riadi zyrtar u lejoi ekipeve hetimore turke të hyjnë në ndërtesën e Konsullatës. Pasi u bë e qartë se korrespondenti i “Uashington post” me origjinë saudite më nuk është i gjallë, Riadi e pranoi se Kashogi është i vdekur dhe se kjo ka ndodhur në rrethana fatkeqe gjatë marrjes në pyetje në Konsullatë. Riadi gjoja nuk e ka ditur për aksionin e njësive speciale të cilët me qëllim që ta shtyjnë Kashogin të kthehet në Arabinë Saudite kanë ardhur në Turqi ditën kur ai ka qenë në Konsullatë, ndërsa po të njëjtën natë e kanë braktisur Stambollin.