“Erdogan më mori gjithçka”, futbollisti me origjinë shqiptare i Turqisë shpërthen në akuza: Tani punoj si taksist

5

Ish sulmuesi legjendar i kombëtares turke, Hakan Sukur ka dhënë një intervistë të bujshme nga Amerika, ku ak uzon drejtpërdrejtë presidentin Erdogan.

Ish sulmuesi i Inter është bërë ar mik i qeverisë turke pasi u largua nga partia AKP në vitin 2013. Sukur ka zbuluar se pas largimit nga Turqia, tashmë punon si taksist dhe shet libra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa akuzon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka marrë gjithçka prej tij. “Që pas largimit nga partia, dyqanit të gruas sime iu hodhën gurë. Fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë ndërsa unë merrja kërcënime gjatë gjithë kohës. Kur u largova ata izoluan babanë tim dhe më konfiskuan gjithçka çfarë kisha. Tani nuk më ka ngelur asgjë tjetër në botë. Erdogan mori gjithçka nga unë”, ka thënë ish sulmuesi legjendar Hakan Sukur.

Sukur ka shënuar më shumë se 250 gola në karrierë ku 51 prej tyre i ka realizuar me Kombëtaren turke. Tani babai i Sukur ndodhet në arrest shtëpie, së bashku me mamanë e tij. Pasi janë diagnostikuar me kancer.

Comments are closed.