Erdogan mbetët kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për televizionin shtetëror turk TRT theksoi se edhe më tej është kundër anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë në NATO.

“U treguam liderëve të NATO-s se do t’i themi jo aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë. Dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi jonë”, tregoi Erdogan.

Finlanda dhe Suedia dorëzuan kërkesa për anëtarësim në Aleancë, por Turqia dje e bllokoi fillimin e negociatave me dy vendet skandinave në Këshillin e NATO-s, për shkak mbështetjes së tyre për Partinë kurde të punës dhe milicinë kurde Njësitë për mbrojtje popullore në Siri.

Advertisements

Uashingtoni shfaqi besim se dy shtetet do të pranohen në Aleancën Verilindore, ndërsa gjatë ditës presidenti amerikan Xho Bajden do të realizojë takim me kryeministrin suedez dhe finlandez.