Ankara, 24 korrik – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se me ligjin izraelit sipas të cilit vetëm hebrenjtë kanë të drejtë të vetëvendosjes, lejohet eksploatimi dhe tregon se Izraeli është “vendi më fashist, racist dhe më sionist”.
Ai në fjalimin e tij në Ankara para deputetëve të Partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim theksoi se “ligji i ri izraelit ka për qëllim të vazhdojë me presion dhe izolim ndaj palestinezëve”.
Erdogan, gjithashtu, theksoi se Izraeli është treguar si “vend terrorist”, duke i sulmuar palestinezët me tanke dhe artileri, duke shtuar se “fryma e Adolf Hitlerit është rishfaqur te disa liderë izraelitë”.
Presidenti turk, mes tjerash, premtoi se do të vazhdojnë operacionet e forcave të sigurisë në të gjithë kufijtë e Turqisë, derisa kërcënimi i sigurisë nuk mënjanohet. Erdogan deklaroi se askush nuk ka të drejtë ta kritikojë ligjin e ri kundër terrorizmit, të cilin e përgatit Qeveria turke.