Antalia, 11 janar – Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dëshiron takim personal me kancelaren gjermane Angela Merkel që të përmirësohen marrëdhëniet midis dy vendeve. Këtë mbrëmë e deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu në takimin me gazetarët gjermanë.
Sipas tij, Erdogani do të donte që ta ftonte Merkelin në Turqi pasi që të përfundonin negociatat për formimin e qeverisë së re gjermane ose eventualisht ai vetë të udhëtojë në Gjermani.
Marrëdhëniet gjermano-turke janë prishur pas tentativës për grusht shtet në vitin 2016. Diplomati theksoi se Erdogani disa herë ka biseduar në telefon me Merkelin dhe me presidentin gjerman Frank- Valter Shtajnmaer. Tensione të mëdha shkaktoi edhe arrestimi i gazetarit gjerman Denis Juxhel, i cili pothuajse 11 muaj është në burg në Turqi pa u akuzuar për asnjë lloj vepre penale.