“Disa vende kanë raketa me koka bërthamore, dhe këto vende nuk janë një apo dy. Vazhdimisht na thuhet se ne nuk mund t’i kemi. Këtë, unë nuk mund ta pranoj,” tha ai në prani të anëtarëve të partisë në qytetin Sivas. “Nuk ka asnjë komb të zhvilluar në botë që nuk i ka ata,” tha Erdogan. Ai gjithashtu la të kuptohet se dëshironte të njëjtën mbrojtje për Turqinë, si Izraeli.
“Ne e kemi Izraelin afër, gati jemi fqinj. Ata i trembin kombet e tjera duke i zotëruar ato. Askush nuk mund t’i prekë”. Analistët e huaj thonë se Izraeli posedon një arsenal të konsiderueshëm bërthamor, por vendi mban një politikë “të paqartë” rreth çështjes bërthamore, duke refuzuar të konfirmojë ose mohojë posedimet e tyre.
Turqia nënshkroi Traktatin e Mospërfshirjes Bërthamore në 1980-tën, dhe gjithashtu nënshkroi Traktatin Gjithëpërfshirës të Testit Bërthamor të vitit 1996, i cili ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore për çfarëdo qëllimi.