Erdogan: Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar qytetarët se të gjitha institucionet shtetërore janë vendosur në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve nga tërmeti.

“Institucionet tona kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe që u ndje në shumë krahina si dhe për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, Brendshme dhe Shëndetësisë në rajonin e prekur”, shkroi Erdogan.

Kujtojmë se më herët është deklaruar për media zv. presidenti i vendit, Fuat Oktay, i cili tha se presidenca po e ndjek nga afër të gjithë situatën. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet nga qeveria për të evituar sa më shumë rritjen e viktimave.