Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se lidhjet mes Turqisë dhe SHBA-së nuk janë të mira dhe se Uashingtoni doemos ti “përmirësojë” punët rreth asaj që Ankaraja ka blerë sistem mbrojtës rus S-400, njofton Televizioni Haberturk.
Raportet mes aleatëve të NATO-s kanë ra në nivel më të ulët këtë vit, kur Uashingtoni vendosi sanksione kundër industrisë ushtarake turke për shkak të blerjes së sistemeve mbrojtëse ruse S-400.
Siç bëjnë të ditur mediat perëndimore, Uashingtoni e ka mënjanuar Ankaranë nga programi i aviacionit F-35, ku ajo ka qenë blerës dhe prodhues.
“Nuk mund të them se zhvillohet proces i shëndoshë në marrëdhëniet turko- amerikane. Kemi blerë F-35, kemi paguar 1.4 miliardë dollarë, ndërsa ata aeroplanë as që na janë dorëzuar. SHBA duhet së pari ta zgjedhin këtë”, ka thënë Erdogani para gazetarëve pas pjesëmarrjes në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju Jork.
Presidenti turk ka thënë se Ankaraja do të kënaq nevojat e saj mbrojtëse në vende tjera nëse Uashingtoni nuk ndihmon.
“Dy vendet duhet të bashkëpunojnë si miq, por situata momentale nuk premton”, ka thënë Erdogani duke shtuar se presidenti amerikan Xho Bajden “nuk e ka nisur mirë”.