Teheran, 10 dhjetor – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbrëmë përsëri e kritikoi vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izrelit. Erdogan e akuzoi Izraelin se është shtet okupator.
Presidenti turk vlerësoi se Izraeli “ka shkaktuar terror me policinë dhe ushtarët e vet” dhe shtoi se “vendimi i Trampit nuk është në pajtim me ligjet dhe drejtësinë”.
“Izraeli vazhdon të përhap dhe t’i shtyp palestinezët. Izraeli është shtet i okupimit. Ata sulmojnë civil duke përfshirë edhe fëmijë në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duke zbatuar terror me policinë dhe ushtarët e tij”, thotë Erdogan.
Ai theksoi se ditëve të kaluara ka biseduar me liderët botërorë si edhe me papën Francisko dhe shtoi se kjo nuk është vetëm çështje myslimane, por problem edhe për të krishterët edhe për hebraikët.
“Liderët duhet të synojnë paqen dhe jo të shkaktojnë trazira. Vendimi i Trampit nuk është në pajtim me të drejtën. Vendimi i dha goditje të rëndë Këshillit të Sigurimit të KB-së. Atë që përjetuam sot është vetëm rezultat, ndërsa problemi qëndron tek sistemi”, theksoi Erdogan.