Erdogan: Inkuadrimi drejt BE-së do të vendoset në tryezë pas referendumit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se çështja për inkuadrimin e vendit në Bashkimin Evropian sërish do të vendoset në tryezë pas referendumit për zgjerimin e kompetencave presidenciale.  Në fjalimin në Izmir, Erdogani e krahasoi Evropën me “një pacient” duke përdorur një shprehje jo të hijshme, që e kanë përdorur politikanët gjatë shekullit të 19-të, kur e kanë përshkruar rënien e Mbretërisë Osmane.

Ai edhe një herë u kërcënua se pas referendumit, i cili do të mbahet më 16 prill, do të vendosë dënim me vdekje, nëse ligji  votohet në Parlament, me çka në mënyrë automatike do t’i jepet fund tentativave të Turqisë që të inkuadrohet në BE. “Evropa do të paguajë për atë që ka bërë. Nëse do Perëndia, çështja e BE-së sërish do të vendoset në Tryezë  pas 16 prillit”, tha Erdogani.

Ai theksoi se turqit, që jetojnë në Evropë janë të “shtypur dhe të mposhtur” “Nëse do Zoti  ata do t’i japin llogari  njerëzve tanë”, porositi presidenti i Turqisë.  “Ata para një shekulli thanë se ne jemi “pacientë” (nga Bosfori). Tani ata janë “pacientë”. Evropa po shkatërrohet”, konkludoi Erdogani.