Erdogan i prerë: Sa kohë djegin Kuranin, nuk e mbështesim Suedinë në NATO

Presidenti turk Tajip Erdogan ka deklaruar këtë të mërkurë se Ankaraja nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Suedia nuk duhet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit,” tha Presidenti Erdogan.

Ai sinjalizoi se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej aleancës veçmas, por ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha se vendi i tij do t’i qëndronte një aplikimi të përbashkët.

Advertisements

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës duke bllokuar anëtarësimin e tyre.

Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s duhet të merret me marrëveshje unanime.

Një nga këto barriera mund të hiqet me zgjedhjet turke këtë verë, me Presidentin Erdogan që do të hyjë në të si i dobët për herë të parë në dy dekada.