Partia e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka humbur kontrollin e kryeqytetit Ankara në zgjedhjet lokale – një goditje ndaj sundimit të tij 16 vjeçar.
Opozita kryesore është gjithashtu pak përpara në garën për kryebashkiakun e Stambollit, tregojnë shifrat e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Por partia e presidentit AKP, po e sfidon rezultatin në të dy qytetet.
Partia AKP pretendon se ka “vota të pavlefshme dhe parregullsi në shumicën e 12.158 vendvotimeve në Ankara”.
Zgjedhjet lokale u mbajtën në tërë vendin të dielën dhe një aleancë e udhëhequr nga AKP-ja fitoi më shumë se 51% të votave.
Këto zgjedhje po konsiderohen një matës për fuqinë në rënie të sundimit të Erdoganit, gjatë një rënie ekonomike në Turqi.