Erdoğan: Fillon shpërndarja e maskave tek qytetarët, shitja e tyre do të jetë e ndaluar

26

Ankara, 6 prill – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se zyrtarët lokalë kanë filluar me shpërndarjen e maskave mjekësore tek qytetarët, pasi shitja e tyre do të jetë e ndaluar në vendin e tij.

Në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), presidenti Erdoğan tha se Turqia ka vendosur të kufizojë lëvizshmërinë për t’u siguruar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke përjashtuar qytetarët që punojnë.

Erdoğan po ashtu bëri të ditur se Turqia në Stamboll do të ndërtojë edhe dy spitale me kapacitet prej 1 mijë shtretër.

Ai tha se sistemi shëndetësor i Turqisë tejkaloi pragun e rëndësishëm duke kryer 20 mijë teste të koronavirusit në ditë.

Më tej, duke iu referuar Fushatës Kombëtare të Solidaritetit të nisur javën e kaluar, presidenti turk njoftoi se kjo fushatë tashmë ka grumbulluar 1.5 miliardë lira turke (mbi 221 milionë dollarë) dhe se kanë filluar me përgatitjen për të shpërndarë ndihma për 2.3 milionë familje.(koha.mk)

Comments are closed.