Ankara, 31 korrik – Rusia do t’i dërgojë Turqisë pesë aeroplanë dhe tre helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që shpërthyen në vend, lajmëroi Agjencia Anadolia.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot realizoi bisedë telefonike me homologun e tij rus Vlladimir Putin, kumtoi Kabineti për komunikime gjatë Presidencës turke.
Gjatë bisedave, Putin ka porositur se Rusia do t’i ofrojë mbështetje Turqisë në luftën me zjarret dhe ka thënë se Turqia do t’i ketë në dispozicion pesë aeroplanë “Iljushin-76”, me kapacitet prej 40 ton ujë dhe tre helikoperë tjerë për shuarje të zjarreve.
Putin ka dërguar fjalë solidariteti dhe mbështetje për Turqinë në këto momente të rënda, për të cilën Erdogan u falënderua, citohet në kumtesë.