Ankara, 10 qershor – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se do të ndërmarrë masa si përgjigje e vendimit të Vjenës të mbyllë shtatë xhami dhe t’i dëbojë klerikët myslimanë turq, të cilët ishin akuzuar se financohen nga ana e shtetasve të huaj.
“Druaj se hapat e ndërmarra nga kryeministri austriak e udhëheqin botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës. Ju e bëni atë, e ne do të qëndrojmë duarkryq? Ajo do të thotë se edhe ne njëjtë ashtu do të ndërmarrim disa masa”, deklaroi Erdogan.
Kancelari austriak Sebastijan Kurc njoftoi se do të ndërmarrë masa të fuqishme kundër islamit politik, të cilat e përfshijnë edhe mbylljen e shtatë xhamive nën dyshimin se janë të lidhura me nacionalistët turq.