Ankara, 25 qershor – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pas humbjes së kandidatit të partisë së tij për prefekt të Stambollit, deklaroi se do të nxjerrë mësim nga “mesazhi që e ka dërguar populli”.
“Nuk e kemi këtë luks të bëhemi të shurdhër dhe t’i injorojmë mesazhet e popullit”, deklaroi sot Erdogan para deputetëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
Ai edhe një herë e uroi kandidatin opozitar Ekrem Imamogllu, i cili në zgjedhjet të dielën fitoi 54 për qind të votave në votuesve në qytetin më të madh të Turqisë.