Sedat Berisha, verën e shkuar u bë pjesë e Tiranës, madje u prezantua me bujë nga klubi bardheblu që rikthehej në Superiore. Falë edhe eksperiencës dhe aktivizimit si titullarë në Shkodër edicionin e shkuar, bardheblutë e panë si një blerje të suksesshme e madje si një futbollistë që do të mbante “peshë” në prapavijë.
Por, Berisha nuk rezultoi ashtu siç pritej, ndoshta edhe nga minutat e pakta. Ze Maria e “testoi” vetëm në tre ndeshje dhe më pas në stol. Por edhe me pasardhësin e brazilianit, Ardian Mema, Berisha jo vetëm që nuk luante, por nuk ishte as në stol. Madje, ka përfunduar që të luajë me skuadrën e Tiranës B në Kategorinë e Dytë.
Me sa duket, skuadra bardheblu i ka bërë planet në pjesën e dytë të sezonit pa mbrojtësin maqedonas, që mund të jetë largimi i parë nga bardheblutë.