Erdhi jeta në Maqedoninë e Veriut

Një hordhi e pabarabartë në sallën e gjykatës ku jeta e një maqedonasi vlen trefish më tepër se jeta e një shqiptari, por e barabartë në varfëri, mungesë të perspektivës, sistem arsimor që ka efektin e kursit kundër analfabetizmit, shëndetësi katastrofale, mjedis të pistë jetësor, infrastrukturë të vjetër e të shëmtuar, mungesë të kushteve bazike për zhvillim normal psiko-social dhe zgjedhje, shumë zgjedhje parlamentare, lokale dhe presidenciale

Nga Lume HYSEINI

Mos vritni maqedonas! Vritni vetëm shqiptarë, sa më të vegjël të janë aq më pak dënim do të merrni! Mos vritni maqedonas, do dënoheni me 19 burg dhe mbi 100 000 euro dëmshpërblim. Vritni në mënyrën më mizore fëmijë shqiptarë. Mjafton që të keni emra dhe mbiemra maqedon ose serb si Boban Iliçi dhe babai juaj të jetë anëtar i LSDM-së!

Po të kenë mend vrasësit potencial maqedonas dhe ata shqiptarë në të ardhmen do të vrasin vetëm shqiptarë sepse dënimi është i vogël dhe kushton badihava e jo mbi 100 000 euro. Ky mesazh u ripërsërit nga gjykatësja Aleksovska-Stojanovska në seancën e fundit gjyqësore, të gjykuarit Bela dhe Demiri kishin rrahur për vdekje tash të ndjerin Nikolla Sazdovski dhe u dënuan për veprën penale, vrasje në kushte mizore sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Kodi penal parasheh dënime të ndryshme për vepra të ndryshme penale. I ndjeri ishte i rrahur dhe si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë .Kodi Penal parasheh dënim për veprën penale ushtrim dhune me ç’rast pason vdekja mirëpo gjykata e kualifikoi veprën penale si vrasje në kushte mizore dhe shqiptoi dënimin maksimal. Në anën tjetër, vrasja mizore e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga ana e vrasësit që mban emrin Boban Iliq, vrasje e paskrupullt të cilën ata që kanë zemër mundën ta ndjekin edhe në youtube nga ana e gjykatës themelore në Kumanovë u kualifikua si vrasje me paramendim ndërsa pas referimit të lëndës në Prokurorinë Republikane, akuza u rikualifikua si “aksident komunikacioni me pasojë vdekje” dhe si pasojë shtaza Boban Iliç djali i anëtarit të LSDM-së, u dënua me 6 vite burg dhe natyrisht asnjë dëmshpërblim për dhembjen dhe humbjen e shkaktuar familjes së Almir Aliut.

Pas gjithë peripecive dhe luftës për mbijetesë për sa kohë që ekziston ky shtet, kush mund ta mohojë se nuk erdhi jeta në Maqedoninë e Veriut!Tani bile më shumë se kurrë, të gjithë ata maqedonas, turq, boshnjak e veçanërisht shqiptarë që votuan opsionin e “jetës për të gjithë” në Maqedoni mund të gëzohen sepse me votën e tyre dënuan vrasësin serb të Almir Aliut, djalin e anëtarit të LSDM-së me 6 vite burg dhe vrasësit shqiptarë të Nikolla Sazdovskit, Besir Bela dhe Skender Demiri me nga 19 vite burg.

Tani parulla e mirënjohur “ shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” me ardhjen e “Jetës për të gjithë” përfundimisht është institucionalizuar, normuar dhe legalizuar. Ka mbetur vetëm të zgjidhet presidenti i shtetit dhe ky vend të integrohet në NATO dhe BE, koncepte këto që janë larg nivelit mendor dhe shpirtëror të fukarave kronik që udhëheqin masat pakurrizore që pas dy javësh do dalin ta votojnë konceptin “ Së bashku përpara” apo “Drejtësinë për Maqedoninë”. Integrimi i shtetit në BE është prioritet, thonë ata por ama mundësitë reale të integrimit të këtij shteti specifik në BE do ishin sa mundësitë që ka një njeri i pastrehë, i leckosur që qelb erë të hyjë në një VIP klub nate!

Realisht, ky shtet as që është i përbashkët, as që mund të shkojë përpara e as që është i drejtë. Dhe për hir të së vërtetës as nuk mund të llogaritet si shtet sepse ka organizim fisnor, institucione të brishta dhe individ të fuqishëm që imponojnë interesin e tyre personal dhe fisnor dhe e bëjnë këtë vend të jetueshëm vetëm për llojin e tyre primitiv dhe pakurrizor. Ky është një organizim hibrid ku udhëheqësit shtiren se udhëheqin teksa veshin këpuca të shtrenjta dhe kënaqen në privilegjet që ua jep pushteti ndërsa masa e gjerë shtiret se pason teksa ec këmbëzbathur dhe funksionon tamam si një hordhi që flet gjuhë të ndryshme! Një hordhi e pabarabartë në sallën e gjykatës ku jeta e një maqedonasi vlen trefish më tepër se jeta e një shqiptari por e barabartë në varfëri, mungesë të perspektivës, sistem arsimor që ka efektin e kursit kundër analfabetizmit, shëndetësi katastrofale, mjedis të pistë jetësor, infrastrukturë të vjetër e të shëmtuar, mungesë të kushteve bazike për zhvillim normal psiko-social dhe zgjedhje, shumë zgjedhje parlamentare, lokale dhe presidenciale ku qoftë edhe për një muaj masat këmbëzbathura ndjehen të çmuar dhe të respektuar nga ata anëtarë nga mesi i tyre që patën fatin të bëhen udhëheqës dhe të pasurohen shumë në kurriz të hordhisë së tyre të varfër.

Tash dilni e votoni në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale se ka ardhur jeta për të gjithë! Të gjithë jeni të barabartë në mizerien që ua servojnë partitë të cilat rregullisht i votoni veç kujdes, nëse jeni shqiptarë, mos i vritni maqedonasit sepse do të dënoheni shumë. Nëse jeni maqedonas vritni rahat shqiptarët sepse i tërë sistemi gjyqësor do të vihet në shërbimin tuaj që të ju dënojë shumë pak sa mos të jetë hiç! Dhe ju që votoni fukaratë kronik nga mesi juaj me cilën do shpresë patetike që keni, nëse jeni shqiptarë, rruani fëmijët tuaj! Mund ti humbni lehtë sepse jeta e tyre vlen shumë pak ndërsa shkencërisht është e përdëftuar që edhe njeriu pa pikë dinjiteti dhe pikë logjike të shëndoshë ndjen dhembje të madhe për humbjen e fëmijës së vetë! (koha.mk)