Era Istrefi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.
Era Istrefi ka bërë thirrje të mos keqpërdoren ndihmat përmes një postimi të hedhur në rrjetin social, Instagram.
“Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të saj në të cilën shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.
Nga ana tjetër, Era ka uruar edhe festën e Pavarësisë me një fotografi të sajën të realizuar në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi me përshkrimin, “Urime dita e Pavarësisë”.