Futbolli vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, me risi që janë gati të përfshihen duke filluar nga Champions League. Sipas asaj që bën të ditur Bild, presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, e ai i Eca, Andrea Agnelli, po mendojnë për një ndryshim radikal të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Të rejat kryesore do të jenë ndeshje Champions të shtunën e të dielën, kampionati në mesjavë e faza e grupeve me katër seri nga 8 skuadra.
E gjithë kjo, si rrjedhojë e mundësisë për rritjen e të ardhurave që do të arriheshin nëse ndeshjet e Champions do të luheshin në fundjavë. Të shtunën e të dielën, shumë persona kanë mundësi të sistemohen para televizionit e në këtë rast do të “sakrifikohet” kampionatati kombëtar. Për të qenë më të qartë: klubet e impenjuara në Europa, do ti luajnë ndeshjet e kampionatit në mesjavë.
Cështja tjetër i takon numrit të grupeve, duke qenë se Champions do të mbetet me 32 skuadra: idea është ajo për ti ndarë klubet në katër grupe me nga 8 skuadra, në mënyrë që të mund të rritet numri i ndeshjeve në fazën e grupeve. Nga gjashtë ndeshje aktuale do të kalohej në 14, e si pasojë të ardhura më të mëdha për të gjithë.