Tetovë, 29 dhjetor – Të mërkurën mbrëma, rajoni i Pollogut, gjegjësisht Tetova dhe rrethina është përfshirë nga era e fuqishme. E njëjta ka filluar diku rreth orës 19.00 dhe ka zgjatur gjatë tërë natës. Përdersia nuk është raportuar për dëme të mëdha material, megjithatë shumë shtëpi kanë ngelur pa qeramika. Dëme të kësaj natyre më shumë ka pasur në rajonin e Komunës së Tearcës dhe komunave rurale. Sipas banorëve të kësaj ane, era gjatë të mërkurës mbrëma ka lënë shumë shtëpi dhe ferma pa qeramika, janë dëmtuar pullaze, dyer të oborreve, por jo edhe dëme të konsiderueshme. Në ndërkohë, një pjesë bukur e madhe e rajonit Tetovë-Jazhincë ka ngelur pa rrymë eleketrike. Nga Spitali i Tetovës konfirmuar se askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Nuk është paraqitur asnjë rast që ka të bëjë me ndonjë lëndim si pasojë e erës gjatë natës së kaluar” tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.