Gazeta gjermane Weasel Courier (Bremen) e ka publikuar një artikull mbi frikën nga tërheqja e amerikanëve nga Ballkani. Gazetarja Adelheid Wolfl në tekstin me titull “Rendi i brishtë i rrezikuar” shkruan për presidentin e ri të SHBA’ve Donald Trump dhe kërkesën e tij që qytetarëve të “vendeve myslimane” mos t’ju lejohet më të hyjnë në SHBA, Në BH ka shkaktuar zemërim enormë, përcjell gazetametro.net.
“Myslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë kryesisht janë të orientuar kah Perëndimi, në mes tjerash, për shkak të politikës së SHBA’ve me Bill Clinton’in i cili e ka përkrahur intervenimin e NATO’s në luftë dhe i cili gjithnjë është përpjekur që të mbajë integritetin e shtetit të BH. Popullizmi post modern Donald Trump’it nuk po ju pëlqen myslimanëve ballkanik, dhe jo vetëm atyre. SHBA janë përpjekur që në të gjitha shtetet të përkrahin vlerat liberale-demokratike me: para, fjalë dhe raketa. Në asnjë regjion tjetër në Evropë, SHBA dhe NATO nuk kanë qenë stabilizator aq i rëndësishëm si në Evropën juglindore pas luftërave të viteve të nëntëdhjeta”.
Tre shtete posaçërisht problematike
Siç shkruan kjo gazetë, tre shtete janë posaçërisht të brishta, sepse shtetësia e tyre është e kërcënuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
“Nga njëra anë është Maqedonia, të cilën po e bojkoton Greqia për shkak të kontestit rreth emrit. Nga ana tjetër, është Kosova, të cilën nuk e pranon Serbia. Dhe e treta është Bosnja dhe Hercegovina, integritetin e së cilës nga dita në ditë sulmon udhëheqësia nacionaliste e Republikës serbe. Deri tani evropianët kanë përdorur soft power ndërsa SHBA kanë qenë të njohura për nga udhëzimet e veta të qarta – të cilat janë, kur ishte nevoja, ishin me kërcënime të ashpra”.
Në tekst tutje theksohet se Rusia po përpiqet të forcojë ndikimin e vet në Ballkan dhe përshkruhet problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që në vitet e ardhshme do të ndodh në Ballkan, do të varet edhe nga ajo se kush do të jetë sufler i presidentit Trump. Sepse, pikërisht për arsye se politika e Trump’it dëmton diplomacinë, lobistët bëhen shumë të fuqishëm. Person kyç do të jetë edhe zëvendësi i parë i ri i ndihmësit të ministrit të jashtëm John Heffern, i cili është kompetent për Evropën. Nga administrata e re amerikane ka shenja se nuk do të lejojë vizatim të ri të kufijve në Ballkan”.
Provokimet e Vucic’it
Siç theksohet më tutje, për stabilitet në Kosovë është kyçe sjellja pozitive dhe fqinjësore e shtetit fqinj, Serbisë. Eksperti për Ballkan në qendrën EU CIFE në Nicë, Tobias Flessenkemper, konsideron se letra ruse, të cilën Beogradi gjithmonë e ka mbajtur në dorë, në këtë realitet gjeopolitik ka fituar vlerë më të madhe. Afrimi i Trump’it regjimit të Putin’it mund të ketë ndikim në Ballkan, shkruan shtypi gjerman. Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka vënë në dukje se nuk do të luaj rolin e shtyllës së stabilitetit gjë që evropianët presin nga ai.
“Me epokën e Trump’it zhduken edhe ambiciet moralo-etike të bashkëpunimit të gjertanishëm euroatlantik në Ballkan. SHBA me Trump’in do të ndajnë më pak para për projekte të demokratizimit në regjion, apo për projekte të cilët për Trump’in më nuk janë: për shembull, për përkrahje grave dhe pakicave seksuale. Në qershor filloi viti i ri financiar në SHBA dhe në Ballkan shoqëria civile do të ndiej administratën e re amerikane. Ai i cili nuk do të përshtatet në koncept, nuk do të përkrahet më”, shkruan Weasel Courier.
Trumpetat luftarake në Ballkan
Korrespondenti i agjencisë DPA, Thomas Brey shkruan për atë se si “në Kosovë, Bosnje dhe në Serbi përsëri flitet për rrezik nga lufta. Dëgjohen kërkesat për kufij të rinj”. Marrëdhëniet e shteteve të ish Jugosllavisë nuk kanë qenë kështu të këqija prej dy dekadash, transmeton Brey, dhe shton se javëve të fundit shumë politikanë përsëri flasin për luftë.
“Presidenti serb Tomislav Nikolic dëshiron që në rast se vjen deri te më e keqja, vet në krye të armatës së vet të marshojnë në Kosovë, sepse atje shqiptarët gjoja planifikojnë luftë kundër pakicës serbe”.
Dhe pasi që pakicat kombëtare janë të pakënaqura gjithkund në këto vende të Evropës juglindore, përsëri mendohet për ndërrimet e kufijve. Gjithçka ka elektrizuar një artikull në revistën shkencore Foreign Affairs, të publikuar në SHBA kah fundi i vitit të kaluar. Aty ish diplomati britanik Timoty Less shkruan se politika e Uashingtonit dh BE’së kur është fjala për pajtimin dhe ruajtjen e shteteve multietnike ka dështuar. Dhe se vetëm ndërrimi i kufijve mund të parandalojë konfliktet e reja të armatosura.
Këtë teori e ka përkrahur edhe ish eksperti i CIA për Ballkan Stiven Mayer në revistën serbe Nedelnjik. Ai ka propozuar ndërrimin e territoreve si zgjidhje për problemin kosovar i cili llogaritet si i pazgjidhur. ”Veriu, me pakicën e vet serbe do të ishte bashkangjitur Republikës së Serbisë, ndërsa pakica serbe nga pjesët tjera të Kosovës do të ishte shpërngulur me ndihmën e KB. Për këtë, Serbia do të kishte njohur Kosovën”.
Rishikim i kufijve
Revista pretendon se, në atë rast, udhëheqësi i shqiptarëve në Luginë Jonuz Musliu, do të kërkonte që regjioni i Preshevës dhe Bujanovcit, në të cilin bashkëkombësit e tij përbëjnë shumicën, që t’i bashkëngjitet Kosovës.
Ish kryeministri shumëvjeçar i Shqipërisë, Sali Berisha në Kuvend në Tiranë ka kërkuar bashkimin e Kosovës me shtetin amë Shqipërinë.
“Dhe derisa shkëmbimi i territoreve në rastin e Kosovës duket në teori i mundur, problemet në Bosnje dhe Hercegovinë janë më të komplikuara. Atje serbët në pjesën e vet të shtetit edhe sot janë gati të pavarur, me vite pretendojnë që të ndahen nga shteti i përbashkët në të cilin boshnjakët e kanë shumicën. Kroatët, të cilët janë rreth 15 për qind, janë grupi më i vogël etnik, edhe sot janë më të lidhur me anëtaren e BE Kroacinë se sa me kryeqytetin e vet Sarajevën.