Paris, 4 maj – Një person i moshës prej rreth tridhjetë vjeç, me qëllim është qëlluar me thikë me “dy lëndime në stomak” në sallën hyrëse të stacionit të policisë në Epinal në lindje të Feancës.
Siç bëri të ditur prokuroria, personi i lindur në Epinal në vitin 1989 dhe ka jetuar në qytet, dhe atje është shtruar në spital.
Sipas elementeve të para të hetimit, ai është paraqitur në stacionin policor pak rreth orës 8, duke pohuar se ka qenë dëshmitar i një vrasje, shpjegon gjyqtari. Menjëherë, në hyrje, njeriu, pa thënë asnjë fjalë, e ka marrë thikën dhe i ka shkaktuar vetes “shumë shpejt” dy lëndime në stomak, sipas videos së brendshme të stacionit të policisë, saktësoi prokurori publik Nikolla Hajc. Nëpunësit e pranishëm të policisë reaguan shumë shpejt. Ata kanë ndërhyrë që ta çarmatosin njeriun dhe t’i mundësojnë ndihmë nga shërbimet për raste urgjente, tha ai.