Autoritetet shëndetësore belge mendojnë se me shumë “gjasa” vendi po i afrohet kulmit të infeksioneve nga koronavirusi, por është akoma shumë herët për t’i hequr masat e izolimit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në 24 orët e fundit në Belgjikë janë hospitlizuar 487 pacientë për shkak koronavirusit, ndërsa 524 e kanë lëshuar spitalin, numri i shtretërve të zënë në spital është zvogëluar për 324, por numri i shtretërve në kujdesin intensiv është rritur në gjashtëmbëdhjetë shtretër.
Shifrat e fundit të hospitalizimit në Belgjikë po u japin autoriteteve shpresë se ngadalësimi është një sinjal se vendi po i afrohet kulmit të epidemisë, por ata besojnë se përpjekjet duhet të vazhdojnë derisa të sigurohen se kulmi është arritur dhe tejkaluar.
“Ne e shohim një ulje të numrit të personave të shtruar në spital, është një shenjë inkurajuese që përpjekjet tona po japin rezultate, por situata mbetet e vështirë në shtëpitë e pleqve dhe spitalet, ne duhet të vazhdojmë me këto përpjekje”, deklaroi virologu Emanuel Andren, nga Shtabi i Krizave.
Autoritetet tani do të monitorojnë se çfarë efekti do të kenë kushtet e përmirësuara klimatike, temperaturat në vend arrijnë 25 gradë këto ditë.
“Në infeksione të tjera të frymëmarrjes, moti i nxehtë ka një efekt në përhapjen e virusit, në rastin e koronavirusit jemi përballur me një virus dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë efekti do të ketë klima e mirë, sigurisht që do të jetë pozitive, por jo edhe mjaftueshëm, nëse moti na ndihmon kjo është mirë, por ne nuk mund të besojmë vetëm në të”, deklaroi Andre.