Epidemia e meningjitit në Nigeri, 328 të vdekur

Së paku 328 persona kanë humbur jetën në epideminë e meningjitit që gjatë javëve të fundit ka përfshirë shtetin afrikan të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA). Këtë informacion e konfirmoi ministri i Shëndetësisë në Nigeri, Isaac Odeëole, duke thënë se së paku 328 persona kanë vdekur gjatë disa javëve të fundit.

Ai shtoi se vazhdon bashkëpunimi i vendit të tij me përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), me qëllim që në Nigeri të dorëzohen pajisje të domosdoshme mjekësore.  Shërbimet kompetente kanë apeluar qytetarët që në afat sa më të shkurtër të kryejnë kontrolle në spital, që bëhen në kuadër të asgjësimit të sëmundjes.

Epidemia e fundit e meningjitit në Nigeri është regjistruar vitin e kaluar kur humbën jetën 33 persona, ndërsa një vit më herët epidemia mori jetën e së paku 131 personave në këtë vend. Meningjiti është sëmundje që karakterizohet me ndezjen e membranës së trurit (mening) dhe palcës kurrizore.