Sofje, 28 maj– Agjencia bullgare për siguri të ushqimit kumtoi sot se në një fermë për pata në një fshat në verilindje të vendit është regjistruar epidemi e gripit të shpendëve.
Rreth fermës është vendosur zonë mbrojtëse prej rreth tre kilometrash dhe autoritetet kanë filluar me shkatërrimin e shpendëve. Kjo është epidemia e dytë e gripit të shpendëve në fshatin Stafanovo nga tetori kur atje u shkatërruan 10.000 pata.
Tani për tani nuk ka informacione për çfarë lloji të gripit bëhet fjalë. Nga dhjetori në Bullgari janë regjistruar disa epidemi të kësaj sëmundje. Në disa raste është zbuluar lloj patogjen i virusit të shpendëve H5N8.