Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, ka vendosur të heqë dorë nga profesioni që ka tash e shumë vite.
Bëhet fjalë për Enver Petrovcin i cili në emisionin “Voila” në kanalin e Youtube të Top Channel bëri një deklaratë të fortë duke treguar sfidat dhe vendimet e profesionit.
“Të jesh aktor do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po them që kam vendosur të lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër e mos të merrem më me të, si aktor”, tha ai.
Tutje, Petrovci sqaroi se atë mund ta shohim nëpër filma pasi ata janë më të lehtë fizikisht si dhe emri i tij do të vazhdohet të lakohet si regjisor e dramaturg.
Artisti poashtu ka dhënë për herë të parë një mesazh publikisht për vlerësimin e artistëve, ku vlerësimet e vërteta shpesh herë në Shqipëri e Kosovë jepen pas ndarjes nga jeta të artistit.
“Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim, sepse kam menduar që vetë jeta dhe mënyra se si jetoj do të vijë një ditë në shprehje, atë se çfarë unë mendoj që nuk ka ardhur kurrë në shprehje që të dinë njerëzit. Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri. Unë shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë unë”, thotë Petrovci.