Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një vendim të Byrosë që hedh dritë punën dhe pushimin që duhet të bënte Enver Hoxha. Atij i urdhërohej të merrte pushim për t’u çlodhur dy herë në vit, për një periudhe jo më të shkurtër se tre muaj, ndërkohë që çdo dite nuk duhet te punonte me shume se katër orë.“Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë”, ka shkruar ai. Në vendimin e nënshkruar nga Hysni Kapo thuhet se duhet të “tregohet më shumë kujdes nga sekretarët e tjerë të KQ për të lehtësuar sa më shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha”.