Më shumë se 1.000 amerikanë humbin jetët nga koronavirusi i ri çdo ditë në dy javët e fundit, ndërsa Qendrat për Kontroll të Sëmundjeve parashikojnë se numri i rasteve të vdekjeve do të mund të mbërrijë 200.000 deri në fillim të shtatorit.
Dr. Entoni Fauçi, epidemiologu kryesor amerikan, deklaroi se “nuk është i kënaqur nga zhvillimi i gjendjes” dhe sërish paralajmëroi se hapja e shkollave mund të ketë pasoja katastrofale.
Fauçi thotë se që të hapen shkollat, “komunitetet duhet ta ruajnë shkallën e infektimit nën 10 për qind”, dhe se matja e temperaturës nuk është mënyrë e sigurt për kontroll.
Në bisedë drejtpërdrejt në Fejbuk me guvernatoren e Rojd Ajlendit, Xhina Rajmond, Fauçi tha se orët duhet të jenë në ambient të hapur sa është e mundur më shumë, dritaret duhet të jenë të hapura në autobusët e shkollave dhe nxënësit duhet të mbajnë maska sa është e mundur më shumë.
Fauçi, i cili i intervistua drejtpërdrejt në Instagram nga aktori Metju Mekonahi, thotë se amerikanët duhet të zgjedhin midis argëtimeve këtë verë dhe vitit shkollor. “A dëshironi të hapni bare apo shkolla?”.
Në SHBA debati rreth hapjes së shkollave vazhdon.
Në shkollat të cilat tashmë janë hapur, problemet shpejt u paraqitën – të paktën 2.400 nxënës dhe mësimdhënës janë vendosur në karantinë në gjashtë shtete federale.