Uashington, 27 janar – Entoni Blinken sot e mori funksionin e sekretarit amerikan të Shtetit dhe në deklaratën e tij të parë premtoi se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me partnerët global dhe do t’i tregojë botës se SHBA-ja mund të ketë rol udhëheqës, njëkohësisht duke e zgjidhur problemin me ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera të ndërlikuara.
Një numër i vogël i të punësuarve, i kufizuar për shkak të masave kundër koronavirusit, me duartrokitje e pritën dhe e përshëndetën Blinkenin.
“Bota për momentin po na ndjekë me sukses, duke dashur të dijë nëse mund ta mjekojmë kombin tonë, nëse mund të udhëheqim me shembull dhe nëse do të mund të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë përmes marrëdhënieve diplomatike me aleatët dhe partnerët tanë”, theksoi Blinken.
Mes atyre sfidave, ai i përfshiu pandeminë, ndryshimet klimatike, ekonominë globale, kërcënimet ndaj demokracisë, luftën kundër pabarazisë racore dhe drejtësisë dhe rrezikut për sigurinë dhe stabilitetin global që vijnë nga kundërshtarët. Sekretari amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se cilën sfidë e konsideron si prioritetin më të madh.
Blinken tha se Departamenti i Shtetit duhet të punojë në vendosjen e frontit të bashkuar me aleatët për tejkalimin e sfidave.
Entoni Blinken, diplomat me përvojë shumëvjeçare, ishte zëvendës sekretar shtetëror gjatë kohës së Barak Obamës, Propozimi i Bajdënit do të emërohet sekretar shtetëror dhe u konfirmua dje nga Senati me 78 vota “për” dhe 22 vota “kundër”.