Selektori i Spanjës, Luis Enrique e ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kroacisë e Bosnjës. Befasia më e madhe në listë është rikthimi i Jordi Albas, futbollistit me të cilin Enrique i ka të prishura raportet që një kohë. Marcos Alonso i Chelseat është lënë jashtë listës pas ftesës së Albas.
Lista e plotë është kjo:
Portierët: De Gea, Kepa dhe Pau López
Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá dhe Jordi Alba
Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Sauli, Ceballos, Rodri
Sulmuesit: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco dhe Asensio.