Enis Bytyqi i jep fund beqarisë, e merr nusen si e do rendi e tradita

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, dje  i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me vajzën e quajtur Rina.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar menjëherë pamjet e para të dasmës, ku çifti shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Nga pamjet, duket se si e do rendi e tradita, Enisi e ka marrë sot nusen.

Enisi dhe nusja e tij, Rina gjithashtu i kanë lëshuar pëllumbat që simbolizon paqe, dashuri dhe besnikëri për njeri- tjetrin./gazetametro.net